Ilir Beqaj rikthehen Mark Frokun në Pukë, FOTO nga takimi me ‘djemtë problematikë’

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës nga kërkoi një përmbysje të rezultatit edhe pse edhe sondazhet e mediave pranë tij e nxjerrin Partinë Demokratike me një rritje prej 3 mandatesh më shumë se në vitin 2017.

Pavarësisht nga spektakli që dha dje në qendër të qytetit kryeminstri jashtë kamerave është raportuar nga Ilir Beqja dhe Benet Beci për ecurinë e ‘tërmetit’ me vota që ata kanë marrë përsipër në këtë zonë zgjedhore.

Dhe faktikisht në terren po përdoret çdo resurs financiar apo nga bota e krimit që PS-ja të mbledhë sa më shumë vota në Shkodër.

Në fotografinë e mëposhtme mund të shihnin se në një takim për mënyrat se si do të bëhet ‘tërmeti’ në zonën e Pukës që i takon zonës zgjedhore të Shkodrës, në krye të tavolinës së ‘shtabit zgjdhor’ qëndron Mark Frroku, pastaj Ilir Beqja, kandidati tjetër Benet Beci, kryetari i bashkisë Gjon Gjonaj…

Të gjithë nën shoqërinë e ‘ekspertëve të votave në terren’ ose siç i quan Damian Gjiknuri ‘Djemtë problematikë’, në zonën e Pukës, Gjegjan, Rrapë, etj.