BE nuk ka vendosur ende për kontrata të tjera me AstraZeneka dhe Johnson&Johnson

Asnjë vendim nuk është marrë ende nëse Bashkimi Evropian duhet të nënshkruajë kontrata të reja për vaksina COVID-19 me AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, tha të premten Ministrja e deleguar e Industrisë së Francës.

"Vendimi nuk është marrë," i tha Agnes Pannier-Runacher televizionit BFM. "Por ne nuk kemi filluar diskutime me AstraZeneka dhe J&J për një kontratë të re."

Ajo tha se nuk kishte gjasa që BE të nënshkruante kontrata të reja me dy kompanitë. Të dy vaksinat bazohen në një teknologji vektoriale virale, një metodë për të bërë vaksina e cila tani është nën hetim për efekte anësore të rralla, serioze mbi njerëzit që morën dozat kundër COVID-19.

Është e paqartë nëse BE do të shtrojë alternativat e saj për të porositur më shumë doza nga të dy kompanitë sipas kontratave ekzistuese.