U kap me armë pranë PS-së, për Vladimir Gjutën kërkohet një dënim i dytë

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 6 vite burg për Vladimir Gjutën. Ai akuzohet për “goditje dhe kanosjes për shkak të detyrës” në lidhje me një episod të prillit 2020 ku u konfliktua me gardianët e burgut.

Pak javë më parë Gjuta u dënua me 5 vite burg për “armembajtje pa leje”. Kujtojmë se një javë më parë Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar me një arme me vete pranë selisë së PS në shkurt 2020.

Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të amëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Ai u arrestua pranë “Sheshit të dollarit” më 10 shkurt 2020, me një armë zjarri “Makarov” dhe një sasi të madhe eurosh.

Tashmë ai do të përballet dhe me akuzën e goditjes së punonjësve të burgut për shkak të detyrës që ata mbajnë.