‘VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet’, Kryemadhi mbështet qëndrimin e KMSH

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka përshendetur me nje potsim në faqen e sja ne facebook Qëndrimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ja postimi i plotë:

Duartrokas Qëndrimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Pjesë nga deklarata e tyre: "VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet. Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!"

Ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 Prillit dhe të denocojnë në të gjitha institucionet çdo formë presioni apo intimidimi për votën e tyre.