Vietnami përshpejton vaksinimin, ngarkesat nga COVAX ishin afër skadencës

Ministria e Shëndetësisë e Vietnamit bëri thirrje për përshpejtimin e përdorimit të vaksinave Covid-19 të premten ndërsa afrohet data e skadimit të ngarkesës së parë dhënë  përmes skemës COVAX.

Që kur filloi programin e vaksinimit muajin e kaluar, Vietnami ka imunizuar rreth 73,000 persona, pavarësisht se ka marrë gati një milion doza AstraZeneca, 800,000 prej të cilave janë marrë përmes skemës së ndarjes së vaksinave COVAX.

"Vaksina e Covid-19  nga AstraZeneca ka një jetëgjatësi prej 6 muajsh, por ngarkesa e dorëzuar në Vietnam në 1 prill sipas skemës COVAX ka vetëm dy muaj afat deri në skadimin", tha ministria në një deklaratë të premten.

“Ne duhet të shpejtojmë vaksinimin. Nuk është e pranueshme që një dozë e vetme e vaksinës të hidhet jashtë për shkak të një dështimi në përdorim, ”shtoi deklarata.

Ministria e Shëndetësisë kërkoi që të gjitha lokalitetet, 19,  që kanë filluar programet e vaksinave t'i përfundojnë jo më vonë se 5 maji, 26 ditë para skadimit të vaksinave.

Vietnami është vlerësuar globalisht për rekordin e tij në frenimin e virusit përmes testimit masiv dhe një programi të rreptë, të centralizuar të karantinës.

Phuong Nguyen vëren për Reuters se vendi ka mbajtur numrin e rasteve në 2,800 dhe raportoi vetëm 35 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet po synojnë të imunizojnë 70% të popullsisë së Vietnamit dhe po kërkojnë të marrin gjithsej 150 milionë doza vaksinash përmes blerjeve të drejtpërdrejta dhe përmes COVAX.