Fifi e thotë troç: Flori Mumajesi është pika ime e dobët

 Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Fif,i ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku nuk ka munguar një pyetje rreth Flori Mumajesit. “Çfarë është për ty Flori Mumajesi?”, e ka pyetur një ndër ndjekësit.

Fifi ka bërë lëmsh rrjetin duke u përgjigjur se Flori është pika e saj e dobët.

"Pika e dobët", ka replikuar këngëtarja.

 Kujtojmë se rreth dy vite më parë ajo dhe Flori janë përfolur për një histori dashurie. Kjo deklaratë e Fifit ka bërë që të rilindin sërish këto aludime.