Anti-mafia sekuestron 12 mln euro pasuri në Itali dhe Shqipëri

Guardia di Finanza në bashkëpunim me Eurojust kanë sekuestruar 12  milion euro pasuri në Itali dhe në Shqipëri.

Operacioni “Ndiq paranë 2” nisi nga Antimafia italiane në Katania. Pasuritë e sekuestruara janë aksione të ndërmarrjeve të transportit dhe tregtimit të produkteve të naftës.

Besohet se sipërmarrësit janë të lidhur me klane mafioze në Itali. Sipas mediave italiane, 12 milion euro u sekuestruan në shtatë provinca të gjashtë rajoneve italiane dhe në Shqipëri.

Sekuestrimet janë  kryer në Catania, Romë, Milano, Novara, Udine, Varese dhe Verona. Hetimi hodhi dritë mbi pastrimin e të ardhurave të paligjshme të bosit Giuseppe Scarvaglieri, i klanit Scalisi të Adrano, i burgosur nën regjimin 41 bis, përmes aktiviteteve sipërmarrëse të menaxhuara nga nipi i tij, Salvatore Calcagno, dhe nga sipërmarrësit Antonio Siverino dhe djali i tij Francesco.

Ky e fundit, nga ana tjetër, përdori emra të ndryshëm për krijimin e ndërmarrjeve të shumta që veprojnë në të gjithë territorin kombëtar.