Avioni rus i tregon dhëmbët ‘spiunit amerikan’, e detyron të largohet nga Paqësori

 

Moskë - Një avion luftarak rus MiG-31 është urdhëruar të ndalojë dhe shoqërojë një aeroplan amerikan RC-135 zbulues mbi Oqeanin Paqësor.

Përgjimi u zhvillua në brigjet juglindore të gadishullit Kamchatka, njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Sipas një deklarate nga ministria, kontrolli i trafikut ajror rus zbuloi një aeroplan që i afrohej kufirit rus nga drejtimi i Paqësorit, njoftoi Tass.

"MiG-31 u urdhërua të ngrihej nga pista në Kamchatka dhe të shoqëronte një aeroplan të huaj. Ekuipazhi e identifikoi atë si një avion zbulimi RC-135 i SH.B.A.", tha deklarata, duke theksuar se avioni amerikan ishte parandaluar të shkelte hapësirën ajrore ruse .