Basha me fasonët: Paga minimale në fund të mandatit 400 euro

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka veçuar sot gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje me Shoqatën e Bashkuar të Fasonëve, çështjen e pagave për të punësuarit.

Basha theksoi se " interesi i qeverisë është edhe rritja e numrit të të punësuarve, por shtimi i vendeve të punës dhe rritja e pagave. Dua të ndalem edhe një çast këtu, rritja e pagave pa dyshim që është një nga objektivat tona kryesore dhe ju e dini që ne prej dy vjetësh kemi shpallur që në vitin e parë paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro. Pa rritur pagat ne nuk mund të avancojmë për të luftuar krizën ekonomike..."

Lidhur me këtë, përfaqësuesi i shoqatës, Edvin Prençe, tha:  Zoti Basha faleminderit për gjithë këto fjalë ezauruese që ju folët përsa i takon atë çfarë ne kemi qenë, atë çfarë ne jemi, pra me problematikat që kemi. Dhe besoj që kjo marrëveshje që ne kemi bërë së bashku ku shpesh herë me zotin Bozdo që ne e përgëzojmë dhe e përshëndesim.

Kemi pasur dhe debate të ashpra, por konstruktive përsa i takon disa pikave që për ne ishin shumë të rëndësishme, jo se  zoti Bozdo nuk i quante të rëndësishme, por diskutimi patjetër që sjell një produkt dhe ky produkt tashmë është kjo marrëveshje që ne do të firmosim sot. Që pa tjetër është dhe një mbajtje e një premtimi, e një angazhimi nga ana juaj. Dhe mendojmë dhe jemi të sigurt që duke pasur këtë frymë bashkëpunimi ekonomia shqiptare, biznesi jonë që siç thatë dhe ju tashmë duhet të quhet manifakturë jo më fason.

Patjetër që do të sjelli benefitet për pagat e punonjësve, benefite për “Made in Albania” dhe të gjitha këto përkthehen në taksa dhe  në kosto që biznesi me të drejtë duhet ti paguaj dhe qeverisë në një benefit që t’i përkthejë në investime dhe më shumë  shërbime të tjera për popullatën. Ne ju përgëzojmë, ju përshëndesim dhe urojmë që të jetë një ogur i mirë kjo firmosja e sotshme për të ardhmen. Faleminderit! 

MARREVESHJA:

Në mbyllje, Basha nënvizoi: "Koha e fjalëve po mbaron. 8 vite fjalë dhe premtime të pambajtura e kanë çuar Shqipërinë në këtë pikë. Me 25 prill është koha të flasim me votë, është koha ta bëjmë ndryshimin realitet dhe unë nuk kam absolutisht asnjë rezervë t’ju kërkoj ju përfaqësuesit e shoqatës kombëtare të manifakturës, nëse mund  ta them. Të gjithë sipërmarrësve të manifakturës shqiptare të fasonëve shqiptare, gjithë punonjësve tuaj që me  25 prill të vendosni me votë ndryshimin. Detyrat tona janë të qarta. I kemi të përkthyera në program. I kemi këtu në këtë marrëveshje sa i takon sektorit tuaj. Përgjegjësitë tona janë ti bëjmë realitet, por dua ta them po kështu fare qartë, ndryshimi do të vijë vetëm përmes votës.

Vota është instrumenti i vetëm për ndryshim. Kushdo që është i kënaqur me këto 8 vite, nuk do që të ndryshojë, kjo është e qartë, siç e dimë të gjithë tashmë, siç e di gjithë Shqipëria dhe jo vetëm. Këta përbëjnë një grusht njerëzish;. Shumica dërmuese, përtej linjave politike, është e bindur dhe e etur për ndryshim. Ndaj ju bëj thirrje që të votoni numrin 9, të mobilizoni të gjithë sipërmarrjen e manifakturës së fasonerisë, gjithë sipërmarrjen shqiptare, ti bëni thirrje punonjësve tuaj, familjarëve, shokëve dhe miqve që më 25 Prill të marrin përgjegjësinë.

Ndryshimi është në orën tuaj. Përgjegjësitë tona është të rrëfejmë rrugën, të japim garanci për ndryshimin. E kemi bërë, po e bëjmë, sot po e formalizojmë, por ndryshimi është në dorën tuaj dhe ndryshimi vjen me votë. Duke votuar numrin 9, duke votuar Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim, ju do të na mundësoni që këtë që sot është një marrëveshje, që finalizon 8 vite dialog, bashkëpunim dhe formulim të zgjidhjeve, nesër ta bëjmë realitet. Për më shumë vende pune, për paga më të mira dhe për një industri manifakture, e cila na bën të ndihemi krenarë me produktin dhe eksportin e saj drejt Europës dhe drejt vendeve të tjera të botës. Ju ftoj ta nënshkruajmë.

Suksese, mbarësi! Na ectë mbarë të gjithëve! Të jetë kjo një fitore për manifakturën, për të gjithë punonjësit tuaj, për gjithë ata të tjerë që presin, meritojnë dhe shpresoj do ti punësoni pas ndryshimit të 25 Prillit dhe një fitore për gjithë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Faleminderit nga zemra!"