Mungon zyrtarizimi, Modric ka rinovuar me Real Madridin

Real Madrid dhe Luka Modric (35 vjeç) do të vazhdojnë rrugën së bashku për të paktën një sezon tjetër.

Të dy palët kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës që do ta mbaje kroatin në klub deri në vitin 2022 dhe mungon vetëm njoftimi zyrtar nga Real Madridi.

Paraqitja e shkëlqyeshme që ka pasur 35-vjeçari e ka bindur klubin, që ka muaj që tenton të arrijë marrëveshje me Lukën, raporton AS.

Nga ana e Modric, ai ka qenë gjithmonë i gatshëm të vazhdojë karrierën e tij me Los Blancos.

Ai e ka treguar këtë duke pranuar uljen e pagës që klubi i ka propozuar atij për të zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme problemet ekonomike që ka sjellë pandemia.

Me këtë rinovim, është konfirmuar që Modric do të luajë sezonin e tij të dhjetë në Madrid.

Në total ai ka bërë 383 paraqitje me Los Blancos, ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 61 asistime.