Ana konfirmon ndarjen nga Arsimi, çfarë ndodhi mes tyre

Ndonëse lidhja e tyre u bë publike vetëm pak kohë më parë, Ana Lleshi ka konfirmuar ndarjen nga Arsimi.

E ftuar në “Ftesë në pesë”, ajo ka bërë të ditur se gjithçka ka marrë fund.

“Kam qenë dhe e kam pranuar disi, jo plotësisht. Ka qenë njohje më shumë. Ka qenë diçka midis nesh, por nuk është më”, është shprehur ajo.

Nuk dihet ende se përse dyshja i kanë dhënë fund lidhjes apo njohjes, por kujtojmë se ditën e sotme Arsimi e thumboi keq në rrjete sociale. Ai publikoi një foto të çmimeve Oscar, krahas së cilës shkroi: “Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.