Europa League/ Zbulohen çiftet gjysmëfinaliste, ja datat kur do të luhen

Këtë të enjte në mbrëmje, Manchester United, Arsenal, AS Roma dhe Villarreal prenë biletat e tyre për gjysmëfinalet e  Europa League.

Djajtë e Kuq do të presin ekipin italian fillimisht në “Old Trafford” përpara se të udhëtojnë në Romë. Nga ana tjetër, “nëndetësja e verdhë” do të presë fillimisht ekipin londinez në “Estadio de la Ceramica”, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në “Emirates Stadium”. Shihemi pas dy javësh për raundin e parë.

Gjysmëfinalet e Europa League (29 prill; kthimi më 6 maj):

Manchester United (ANG) vs. Roma (ITA)

Villarreal (ESP) vs. Arsenal (ENG)