Poli Hoxha: Krimi në këto zgjedhje më i sofistikuar se në të kaluarat

Në ‘Çim Peka Live’, gazetari Poli Hoxha, tha ndër të tjera se sofistimi në këto zgjedhje është më i rrezikshëm.

‘Sofistikimi në këto zgjedhje, më i rrezikshëm se ai që kërcënonin komisionerët apo që rrëmbenin vulën.’

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tha se Amerika e vetmja gjë që mund të bëjë është se mund të na japë mesazhe.  

‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të na ndërrojnë dot ADN, thjesht mund të na japë mesazhe. Nuk është mirë të kemi drejtësi çalamane. Mesazhi i ambasadores Kim i drejtohet maxhorancës.-tha Duka.