'Dekorimi i hetuesve komunistë', Sula: Të bëhen verifikime e konsulta publike para nderimit

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula, ka ngritur shqetësimin e shumë prej ish-të përndkjekurve, të cilët janë prekur nga dekorimet e hetuesve të diktaturës.

Në një intervistë për News24, Sula ka theksuar se ligji aktual nuk e kërkon hetimin e mëparshëm të figurave para dekorimeve, por kjo është një detyrë morale e çdo institucioni shqiptar i cili dekoron, apo vendos emra rrugësh.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve ka theksuar se këtë vit janë pranuar rreth 40 ankesa nga ish-vuajtësit apo familjarët e të përndjekurve politik.

Sipas Sulës, nderimi të bëhet pas konsultimit publik.