Agron Duka: Subjekti i OFL-së, në kërkim ndërkombëtar, fushatë për PS-në në Shijak

Në Çim Peka Live, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste. Agron Duka që garon në siglën e PD, i pyetur se çfarë po ndodh në zonën e tij të kandidimit në Shijak, tha ndër të tjera se në këtë zonë ka njerëz me rekorde kriminale që bëjnë fushatë me PS-në. Duka tha se midis këtyre personave ka edhe dy emra që nuk i bëri të ditur, ku njëri prej tyre është subjekt i OFL dhe është në kërkim ndërkombëtar, por që çuditërisht bën fushatë i qetë në zonën e tij.  

‘Në Shijak ka njerëz me rekorde kriminale që përzihen direkt me zgjedhjet, fatkeqëisht me PS. Janë dy elementë. Një prej tyre është subjekt i OFL dhe në kërkim ndërkombëtar. Unë merrem me fushatën dhe nuk marr pistoletën, këtë detyrë e ka policia, SPAK. Këta janë elementë të rrezikshëm. Përderisa ka një shtet, polici, prokurori, media dhe nuk merren direkt me emrin e tyre, mos ma kërkoni mua kush është.’