Shehi: Z. Rama dhe po të duam, s’na lë rinia të bëjmë bashkëqeverisje me ty!

Një përgjigje për pretendimin për bashkëqeverisje me Bashën, Ramës pas kreut të demokratëve, ia ka dhënë edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Prej 2 ditësh Edi Rama, i gjendur përballë mullarit të dështimeve ka rikthyer tezën e bashkëpunimit në qeveri mes PS dhe PD. Kryedemokrati Basha edhe në emrin tonë të ktheu përgjigjen  e merituar, por ja ku po ta  them se edhe po të ishte dakort Basha, unë apo kushdo në politikë në kampin tonë, nuk do ishte dakord rinia jonë, e cila nuk ta fal që për tetë vite I mbajte peng të ardhmen.

Sot pata një takim entuziast në Selitë me një grup të rinjsh, të cilët ditë e natë po punojnë për fitoren plebishitare të 25 prillit. Madje vrulli I këtyre djelmoshave, do bindë dhe patronazhistët socialist të votojnë altenartivën tonë, e cila I premton rinisë rikthimin në normalitet të shtetit ligjor dhe hapjen e perspektivave të reja për ta. Emigrimi nuk do jetë alternative e duhur për ta, por do bëjmë të mundur që Shqipëria të jetë vendi ku ata duan të ndërtojnë të ardhmen. Djemtë e Selitës dhe mbarë vendit zoti Rama do ti kesh në ballë të ruajtjes votës, pasi përmes votës lirë, do t’I rikthejmë dinjitetin vendit.