‘Turpi dhe faqja e zezë e këtij vendi’/ Bushati-Ramës: Edhe propanganda e ndryshkur 3D të tradhëtoi sot

Drejtuesi politik i PD Helidon Bushati, ka komentuar vizitën e sotme të Ramës, duke theksuar se nuk i ecën me Shkodrën.

‘Është katandisur kaq keq sa edhe propanganda e ndryshkur 3D që e ka mbajtur në këmbë këto vite, e tradhëtoi sot. Fiks, ai sfondi i zi i ekranit të fikur që nuk i ndezej gebelsjanit rilindas, është i vetmi premtim i mbajtur për Shkodrën’, shkruan Bushati në Facebook.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Nuk i ecën me Shkodrën. Është katandisur kaq keq sa edhe propanganda e ndryshkur 3D që e ka mbajtur në këmbë këto vite, e tradhëtoi sot.

Fiks, ai sfondi i zi i ekranit të fikur që nuk i ndezej gebelsjanit rilindas, është i vetmi premtim i mbajtur për Shkodrën.

Është turpi dhe faqja e zezë e këtij vendi!

#Me25PrillpërFitorenHistorike