Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, plagoset një person

Në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë, një aksident ka ndodhur rreth orës 16.30, afër Tapizës.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë makina tip “Benz” me targa “AA 881 NN” i ka prerë rrugën një Audi me targa “AA 062 VP”

Ndërkohë si pasojë e këtij aksidenti është plagosur njëri nga drejtuesit e mjetit i cili është dërguar drejt spitalit të Tiranës.

Sakaq policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur më shumë detaje rreth aksidentit.