Bayern Munich e ka gjetur trashëgimtarin e Flick, ish trajneri i Juve-s pritet të marrë drejtimin e ekipit

Bayern Munich mendon për Massimiliano Allegri për sezonin e ardhshëm. Sipas “Sportmediaset”, klubi bavarez, që pritet t'i thotë lamtumirë Hansi Flick në fund të kampionatit, dukej se ishte përqendruar te Julian Nagelsmann, trajneri aktual i Leipzig por tani Allegri mund të ndryshojë mendjen drejtuesve të Bayern.

Ish trajneri i Milanit dhe Juventusit është gati të kthehet në pankinën e një klubi, pas njoftimit disa javë më parë dhe teksa është folur për hipoteza të ndryshme në Serie A, nga Roma në Napoli deri tek një kthim tek Juventus, tani duket se Gjermania mund të jetë një destinacion i mundshëm, duke qenë se vlerësohet shumë nga drejtuesit për përvojën e tij, fleksibilitetin, pragmatizmin dhe mbi të gjitha për ADN-në e tij fituese. Pavarësisht së përparësi për të ka qenë gjithmonë Italia, Allegrit i ka pëlqyer një ide e tillë.

Vendimi përfundimtar do të vijë në javët e ardhshme, ndoshta në fund të këtij sezoni, por hipoteza e Bayern, raporton Sportmediaset , është një nga më të nxehtat.