Mashtrimet elektorale/ Këlliçi denoncon skandalin: Po përdorin shkresa për legalizimet për të blerë vota

Drejtuesi politik i Partisë Demokratikë për kombinatitn Belind Këlliçi ka publikuar në faqen e tij në facebook një shkresë e cila sipas tij është një mashtrim elektoral i rilindjes per të manipuluar elektoratin për të marrë voten e tyre.

Dokumenti i cili po përdoret në fushatë është nxjerrë nga Kadastra dhe ka të bëjë me legalizimet.

“Cilido funksionar që fabrikon mashtrime të tilla, do të mbajë përgjegjësi ligjore personale!”, shkruan Këlliçi në shenimin e tij.

Ja postimi i plotë

KUJDES!

Mos bini pre e mashtrimeve të tilla elektorale!

Premtojnë leje-legalizimi në këmbim të votës.

Këto shkresa pa numër protokolli nuk vlejnë 1 lek!

Cilido funksionar që fabrikon mashtrime të tilla, do të mbajë përgjegjësi ligjore personale!

Ju përdor Rama mish për top.

Po i thoni burgut hapu!