Dua Lipa mahnit ndjekësit me pozat nga avioni i saj privat

Me pica dhe shampanjë, Dua Lipa pozoi mjaft joshëse së fundmi, teksa po shijonte udhëtimin e saj me avion privat.

25-vjeçarja i ndau këto fotografi mahnitëse me ndjekësit e saj në Instagram të mërkurën, në njërën prej së cilave shfaqej duke hedhur një këmbë lart në ajër për një imazh shumë dramatik, shkruan DailyMail.

Duke ofruar një vështrim të shkurtër në stilin e saj të jetës luksoze, bukuroshja shqiptare dukej e mrekullueshme e veshur me një palë xhinse dhe një bluzë të shkurtër të zezë në pjesën e sipërme.

Dua filloi postimin e saj me një ‘selfie’ para pasqyrës, duke kombinuar pamjen e saj të zezë me një palë syze dielli elegante, ndërsa merrte poza në dhomën e saj .

Më tej, Dua iu drejtoi një buzëqeshje fansave të saj, teksa mbante një gotë shampanjë para kamerës.