Spiropali: Shyqyr që kemi Ramën! Kryeministri: Basha s'është lider

Në fjalën e mbajtur në Kamëz, kandidatja e PS-së për Tiranën Elisa Spiropali u shpreh se forca e socialistëve është mençuria, puna dhe Edi Rama.

Spiropali sulmoi kryedemokratin Basha, si dhe kandidatin e PD-së për Dibrën Xhelal Mziu, që sipas saj e ka trajtuar bashkinë e Kamzës si pronë, ndërsa Rakip Suli ka dhënë dëshmi si mund të qeveriset.

Kurse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish për mundësinë e një bashkëpunimi me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Rama tha se është gati të shkojë përtej të gjitha ndasive të 30 viteve të fundit, por thekson se Basha me përgjigjen e tij dje tregoi se nuk është lider.

Ai shton se që të bësh diçka të tillë duhet fillimisht të rrish pa gjumë.

“Ai është udhëndjekësi i Saliut dhe Ilirit se unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam i gatshëm që të shkoj përtej ndasive të 30 viteve, por që ta bësh këtë duhet të jesh lider, udhëheqës, duhet të kesh forcën e karakterit, vizionin e të ardhmes, duhet të jetosh së brendshmi me hallet e njerëzve, duhet të rrish pa gjurmë kur njerëzit janë pa çati, apo pa gjumë se kanë ankthin si do të dalin nga pandemia”, tha Rama.