VIDEO/ Zbulimi i patronazhistëve të PS, Veliaj dhe Sokol Balla i vërsulen Lapsit

Propagandistët e rilindjes janë zënë shumë ngushtë nga botimi i dokumentave ku dëshmohet se si i përgjon PS qytetarët në funksion të zgjedhjeve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj është përfshirë në një debat me analistin Arjan Vasjari në emisionin ‘Real Story’, lidhur me diskutimin e skandalit të publikimt të të dhënave personale.

Pasi këmbënguli se të dhënat nuk kanë dalë nga Partia Socialiste, megjithëse aty gjenden me emra dhe mbiemra “patronazhistët” e PS, që përgjojnë gjithkënd në emër të partisë, megjithëse aty gjenden njerëzit, të cilëve i kanë vjedhur numrat e telefonit dhe të ID, Veliaj sulmoi median që e publikoi këtë skandal, Lapsi.al. “Ajo është një media ordinere, një zgjatim i opozitës që ka shpifur për familjen time”, tha ai. Sapo analisti Arjan Vasjari filloi të ndërhynte, duke thënë se ky qe një fjalor i ulët, në krah të Veliajt u hodh menjëherë Sokol Balla. “Ai është një portal që të bën për të vjellë. Ai është marrë me jetën e gjithkujt”, tha drejtuesi i emisionit.

Natyrisht, këtu nuk ishte puna e korektesës në informim të Lapsi.al, që mund ta diskutojmë çdo moment. Problemi që po debatohej qe tjetër. Qe fakti se si rilindja ka vjedhur të dhënat personale që qytetarët ia kanë besuar institucioneve shtetërore. Por, për të relativizuar këtë krim dy kamikazët e partisë përdorën taktikën e dalë boje që ka zakon dhe Rama. Ata e shtruan pyetjen kush ëshë lajmësi dhe jo cili është fakti.

Prandaj duhet parë me video (poshtë) ky masturbim intelektual me të vërtetën, për të kuptuar se ç’qëllim kanë pasur qoftë padroni qoftë hyzmeqari.