Champions League/ Përfundojnë pjesët e para, këto janë rezultatet e të dyja ndeshjeve

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Bie në sy fitorja 1-0 e Borussia Dortmund ndaj Manchester City-t, falë golit të shënuar mga talenti, Jude Bellingham, në minutën e 15-të. Ndeshja e parë në “Etihad Stadium” ka përfunduar 2-1 në favor të anglezëve, dhe ky rezultat i takimit të dytë i shkon përshtat skuadrës gjermane.

Ndërsa ndeshja mes Liverpool dhe Real Madrid pavarësisht rasteve është mbyllur në barazim pa gola (0-0). Kujtojmë që “Los Blancos” kanë fituar sfidën e parë me rezultatin 3-1.