Nuk të pëlqejnë ata që udhëheqin? Basha publikon videon: Ngrihu dhe ndërroji!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka përcjellë një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit nëpërmjet një video, ku thekson se i pari është qytetari.

Sipas Bashës, deri më tani shqiptarët janë udhëhequr nga qeveritarë arrogantë dhe përçarës, por nuk do dorëzohen, por do ngrihen dhe do ndërrojnë ata që udhëheqin, do ndryshojnë Shqipërinë.

Teksti videos:

A e dini cili është i pari?

A e di cili merr vendime për ty?

Jo ky. As ky dhe as ky.

Je ti!

Ti je ai që vendos për të ardhmen e këtij vendi.

Je drejtuar nga qeveritarë arrogantë dhe përçarës, që të kanë bërë të besosh se nuk ka më shpresë.

Por i pari je ti.

Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin?

NGRIHU

DHE

NDËRROJI

Mos hiq dorë nga Shqipëria.

Ndryshoje Shqipërinë.