VIDEO/ Autobusi i Real Madridit goditet me gurë nga tifozët e Liverpool

Pas fitores së Real Madridit 3: 1 kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, të dy ekipet takohen përsëri këtë të mërkurë në mbrëmje në “Anfield” për ndeshjen e dytë. E padyshim që “Merengues” nuk ishin të mirëpritur në Liverpool.

Siç zbulohet nga media spanjolle, autobusi i skuadrës së Realit kishte rënë pre e një sulmi nga tifozë të ekipit të kuq. Automjeti që mbante lojtarët e Real Madrid o goditi me gurë, ku për pasojë një xham u thye.