Formacionet zyrtare: Liverpool kërkon përmbysjen, Real Madrid synon trofeun

“Të Kuqtë” në kërkim të përmbysjes. Të mundur në ndeshjen e parë nga Real Madrid (3-1), Liverpool do të përpiqet ta kthejë situatën për të vazhduar udhëtimin e tyre në Champions League dhe të përpiqet të shpëtojë një sezon të zymtë.

Për ta arritur këtë, Jurgen Klopp mbështetet tek Alisson, i cili ka patur disa probleme kohët e fundit. Katërshja e mbrojtjes do të jetë e përbërë nga Trent Alexander-Arnold, Ozan Kabak, Nathaniel Philipps dhe Andy Robertson.

 Në mesfushë, Georginio Ëijnaldum  do të jetë së bashku me James Milner dhe Fabinho. Në sulm, anglezët do të mbështeten te treshja Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mané për të besuar në një mbrëmje të re magjike.

Nga ana tjetër, Merengues zbarkojnë në brigjet e Mersey disa ditë pas fitores në “El Clasico” dhe më shumë se kurrë në garën për titull. Të motivuar në maksimum, ata gjithsesi duhet të bëjnë pa Sergio Ramos, Raphael Varane, Dani Carvajal, Lucas Vazquez apo Eden Hazard. Zinedine Zidane rendit në 11-she të ngjashme me atë të ndeshjes së parë, me Thibaut Courtois në portë. Fede Valverde kompenson mungesën e Vazquez në anën e djathtë, ndërsa Nacho, Eder Militao dhe Ferland Mendy rikonfirmohen. Treshja Casemiro, Toni Kroos dhe Luka Modric janë në mbështetje të linjës sulmuese të përbërë nga Vinicius Jr dhe Marco Asensio, si dhe njeriut kyç, Karim Benzema.

Formacionet zyrtare: