Vrasësit e gazetarit dy shqiptarë? Mediat greke nxjerrin pamje të reja, ja si u larguan nga vendngjarja

Ditën e sotme, mediat greke kanë publikuar një tjetër video të momentit kur autorët largohen nga vendi i ngjarjes, tre minuta pas ekzekutimit të gazetarit George Karaivaz.

Kamera e sigurisë i ka fiksuar dy vrasësit mbi motor pranë shtëpisë së gazetarit.

Po sipas shtypit të vendit fqinj në duart e autoriteteve janë mbi 100 video që tregojnë të gjithë itinerarin e lëvizjes së autorëve nga ndjekja deri te largimi nga vendi i ngjarjes.