Skënder Gega dhe Jasir Asani bëhen bashkë

Trajneri Skënder Gega i riktheu titullin kampion Partizanit, 2 sezone më parë, me të kuqtë që prisnin për këtë prej 26 vitesh.

Tekniku kryeqytetas gjatë gjithë sezonit nuk bënte shumë ndryshime, teksa një nga titullarët e padiskutueshëm ishte edhe Jasir Asani, i cili atë sezon shkëlqeu me gola dhe asiste.

Së fundmi Asani dhe Gega janë bërë sërish bashkë, por këtë herë për një takim miqësor, ku kanë pozuar edhe një foto, të cilën futbollisti i Partizanit e ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” ku shkruan: “Suksese në projektin e ri porfe. Me fat që ato fëmijë do jenë në kujdesin tuaj”.