Socialisti gris teserën në sy të Bashës/ Kryedemokrati: Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona. Bashkë për ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me banorë të Paskuqanit. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe shumë socialistë të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre të madhe ndaj Ramës. Një prej tyre ka grisur demostrativisht edhe teserën e partisë socialiste në sy të Bashës.

Basha është shprehur se: Na ka bashkuar vuajtja, le të na bashkojë edhe ndryshimi dhe shpresa. Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona. Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj dhe të ardhmen tuaj!

Ndryshimi është për të gjithë. Voto 9! Voto ndryshimin!