A është në një lidhje Osvaldo me vajzën e Maradonës? Fotoja e fundit i nxjerr ‘zbuluar’

Mediat argjentinase janë të bindura se Osvaldo dhe vajza e Maradonës, Gianinna, janë në lidhje.

Këtë bindje e ka forcuar dhe më shumë një foto e publikuar nga ish-futbollisti.

Në foto ish-sulmuesi argjentinas ka vënë veten në plan të parë, por pas tij shfaqet një siluetë dhe duket si ajo e vajzës së ndjerit Pibe de Oro.

Të dy kurrë nuk e kanë konfirmuar lidhjen, por të dhëna të shumta që ata publikojnë në rrjete sociale po vërtetojnë tezën e atyre që flasin për këtë histori dashurie.

Dyshja e kanë njohur njëri-tjetrin në fillim të vitit 2015 kur ish-futbollisti u kthye në Argjentinë për të luajtur me Bocën.

Në atë kohë ai ishte ende në një marrëdhënie me ish e tij Jimena Baron dhe jetonte në Tigre ku jetonte Gianinna ku dhe lindi miqësia e tyre.