Rama krahason veten me Leo Mesin: Më pëlqen shumë maja, kësaj pune i ka vdek nëna...

Edi Rama ka disa ditë që në fjalimet e tij elektorale po ja kushton vetes. Mbledh socialistë gra, burra e të rinj dhe ju thotë: e dini ju kush jam unë?

Edhe këtë të mërkurë, ai e ka vazhduar fushatën duke mbajtur një fjalim të gjatë për Edi Ramën, përpara disa të rinjve të Partisë Socialiste në qytetin e Burrelit. Ju ka folur atyre për veten duke e krahasuar madje edhe me futbollistin e shquar Leo Mesi. Pastaj ka folur për ambicien që ka për të qëndruar gjithmonë në majë tw gjërave. Edhe pse çdo gjë vendoset nga populli shqiptarë në 25 prill, Rama tha se atij i pëlqen që të qëndrojë në majë dhe kësaj pune i ka vdek nëna...

‘Vetëm duke këmbëngulur çdo ditë e më fort, vetëm duke duruar çdo ditë e më shumë, vetëm duke mos harruar se ngjitja është e vështirë dhe duke mos rënë pre e lodhjes kur lodhja thotë ndalo. Duke mos rënë pre e zemrës që rreh gjithnjë e më fort nga vështirësia dhe thotë pusho, duke mos rënë pre e mendjes që fillon gjej një rrugë më të shkurtër. 

Por duke thënë jo, maja është aty, unë do ngjitem aty dhe kësaj punë i ka vdek nëna. Nga ana tjetër është gjithmonë një sirenë joshëse. Jetojmë në një botë ku jo të gjithë janë guximtarë. Prandaj ekzistojnë edhe sirenat joshëse të atyre që tani kanë dalë nëpër Shqipëri dhe premtojnë lekë. Ju e njihni kush është Leo Mesi.

Kur ishte i vogël thoshte: Unë do luaj në Camp Nou dhe të gjithë qeshnin, sepse kishte një sëmundje në gjëndrën e hipofizës edhe nuk zgjatej. Kishte shumë talent, por fizikisht ishte e pamundur të mendohej se Leo Mesi do bëhej Leo Mesi. Kur e morën në skuadrën e më të vegjëlve filluan ta trajtonin me ilaçe.

Shpresat që Leo Mesi do bëhej një lojtar futbolli në Ligën e Parë ishin të zbehta, se Leo Mesi do bëhej Leo Mesi askujt nuk i shkonte në mendje. Leo Mesi u bë Leo Mesi sepse e pa me syhapur ëndrrën e vet dhe pati gjithë vendosmërinë, kokëfortësinë, durimin, kurajon që ti shkonte deri në fund ëndrrës që e pa me syhapur’, ju tregoi Edi Rama të rinjve socialist ambicien që ka...