Edhe pse u eliminua, Bayerni fitoi 100 milionë euro nga Champions League

Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve është shumë e rëndësishme për klubet europiane.

Kjo për shkak të shpërblimeve të mëdha financiare që UEFA i ndan ekipeve. Bayerni i Mynihut dje u eliminua në çerekfinale të kësaj gare nga Paris Saint Germaini.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se bavarezët sivjet kanë përfituar rreth 100 milionë euro. Shuma e saktë do të bëhet e ditur në fund të këtij edicioni.

Vitin e kaluar, pasi triumfoi në Ligën e Kampionëve, Bayerni arkëtoi jo më pak se 130 milionë euro.