Meta kthen ligjin për sigurimin në Transport: Kuvendi jotransparent, ka favorizuar kompanitë e sigurimit

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.

Sipas Presidentit, “Kuvendi i Shqipërisë, edhe këtë herë, nuk është treguar transparent dhe objektiv në marrëdhënie me qytetarët dhe përkundrejt interesave të tyre , por me vendimmarrjen e tij ka anuar haptazi në favor të interesit të kompanive të sigurimit, ç’ka ka sjellë dhe reagim publik në media të aktorëve të ndryshëm. Ky vullnet i Kuvendit reflekton një marrëdhënie të pasinqertë me qytetarët shqiptarë, të cilëve po i ofrohet një “risi” e ligjit vetëm përmes një dispozite parazitare, deklarative, që mbetet në dëshirën e kompanive të sigurimit për t`u aplikuar, ose jo”.

Në arsyetimin e kreut të shtetit kërkohet hartimi i një ligji të ri në fushën e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit, që i përshtatet zhvillimeve të tregut: " “Së pari, për të reflektuar zhvillimet e vrullshme që kanë ndodhur, ndër vite, në këtë sektor, si në vendin tonë, ashtu edhe në vendet e rajonit e të Europës; Së dyti, për të zbatuar detyrimin e përcaktuara në MSA, në drejtim të përafrimit të legjislacionit me direktivat e BE-së, e konkretisht, me direktivën 2009/103/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 16 shtator 2009. Hartimi i këtij ligji është kërkuar edhe nga Komisioni Europian në Raportet e Progresit për vendin tonë..."ktikë të ligjit ekzistues”, janë  këto argumentat e presidentit.