Fushata në Korçë, Braimllari - Peleshit: Ti nuk do jesh më deputet pas 25 Prillit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook ndaj sjelljes së administratës në fushatën e Korçës.

Ai i drejtohet njeriut kryesor të PS në këtë qark Niko Peleshi se , “ti vetëm i përdor njerezit e ndershëm, ndaj në 25 Prill do marrësh një goditje spektakolare”.

Ja postimi i plotë:

Niko Peleshi, pa merak, duro dhe pak ditë se do t'a bëj të qartë ty dhe gjithë Korçës, sesi drejtorat e tu sëbashku me ty abuzojnë në emër të qytetarëve.

Sa për shkrirjen e LSI, mos u shqetëso

Ti nuk do jesh më deputet pas 25 Prillit, jo se e them unë, por se socialistët e ndershëm janë larguar prej teje se ti i braktise për interesat e tua personale.

Ti vetëm i përdor njerezit e ndershëm, ndaj në 25 Prill do marrësh një goditje spektakolare.