FOTOLAJM/ Shqiptari bie nga kati i 7-të në Maltë, ndërron jetë

Një shqiptar ndërroi jetë në vend pasi ra nga kati i shtatë në një pallat në ndërtim në Maltë. Shqiptari punonte në sektorin e ndërtimit në qytetin Marsaskala.

Incidenti ndodhi sot në mëngjes. Policia tha se shqiptari kishte rënë shtatë kate poshtë, teksa ishte duke punuar.

Mendohet se shqiptari ka rënë në vrimën e ashensorit. Ai humbi jetën në vend.

Autoritetet kanë nisur një hetim.