VIDEO/ Ndeshja ndërpritet në minutën e 10-të, shihni çfarë bëjnë lojtarët

Një episod i veçantë është regjistruar në minutën e 10-të të ndeshjes së Giresunspor dhe Ankara Keçiorenguçu.

Për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, të shumtë janë lojtarët që agjërojnë gjatë kësaj periudhe.

Të njëjtën gjë bëjnë edhe lojtarët e Giresunspor dhe Ankara Keçiorenguçu, të cilët menjëherë pas thirrjes së ezanit në minutën e 10-të, kanë qëndruar për pak minuta dhe kanë ngrënë iftarin.

Gjyqtari i ndeshjes i ka mirëkuptuar dhe ka ndërprerë për pak minuta ndeshjen, në respekt të lojtarëve që agjëronin.