Erisa Xhixho: Sa më shumë afrohet 25 prilli, aq më shumë i shtohet Rilindjes frika e humbjes

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, njëherësh edhe kandidate për deputete si pjesë e listës së qarkut Tiranë, ka denoncuar “një tjetër rrugë elektorale” në njësinë nr.2 “Rruga e Pularisë”, që njësoj si në Shkozë, po mundohet të fshehë me asfalt fushate injorimin që u bëri për 8 vjet banorëve të zonës.

“Sa më shumë afrohet 25 prilli, e bashkë me të ndryshimi i shumëpritur, aq më shumë e shfaq ankthin dhe frikën e humbjes Rilindja”, shkruan Xhixho.

Postimi i plotë

Sa më shumë afrohet 25 prilli, e bashkë me të ndryshimi i shumëpritur, aq më shumë e shfaq ankthin dhe frikën e humbjes Rilindja.

Një tjetër rrugë elektorale ka nisur sot qeveria e dështimit, në njësinë nr.2 “Rruga e Pularisë”, që njësoj si në Shkozë, po mundohet të fshehë me asfalt fushate injorimin që u bëri për 8 vjet banorëve të zonës.

Asnjë punë si këto, e asnjë tentativë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, të lënë pa mbështetje e në mjerim, nuk e ndal vrullin e ndryshimit dhe fitoren e LSI.