Basha poston videon: Nuk jam piktor, por e di se çfarë i duhet Shqipërisë për të ecur përpara

Kryetari i Partisë Demokratike. Lulzim Basha, është shfaqur në një spot elektoral, ku i është drejtuar shqiptarëve që të dalin dhe të votojnë masivisht numrin 9. Basha shprehet në spot se nuk është piktor, por e di se çfarë i duhet Shqipërisë.

‘Përshëndetje kryetar. Pershendetje Jona. Pikturoni ju? Jo unë nuk jam piktor, por e di se çfarë i duhet Shqipërisë. Punësim dhe mirëqenie, integrim në Be, ndryshim! Voto 9!’