Goditje e rëndë për klubin e njohur Europian, përjashtohet nga kampionati. Ja arsyeja

Lajme të këqija për Austri Vjenës. Klubit të lavdishëm nga kryeqyteti austriak iu mohua licencimi për të marrë pjesë në Bundesligë për sezonin e ardhshme për arsye financiare.

Klubi ka kohë deri në 21 Prill të paraqesë një ankesë, por në rast se nuk ndryshon asgjë, atëherë do të ishte një goditje e madhe për një nga klubet më të suksesshme në Austri.

Klubi, i themeluar në vitin 1911, ka 24 tituj kampion në Austri , më i fundit në sezonin 2012-13 para fillimit të hegjemonisë së Red Bull Salzburg.

Kujtojmë se te Austria Vjenës luan edhe lojtari shqiptar, Agim Zeka, i cili në rast se ky vendim nuk ndryshon, atëherë me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër, për të kaluar diku tjetër.