Basha: Do çmontojmë skemën e ndërtuar nga Rama që i çon paratë tek oligarkët

Këtë të martë, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal në një takim me punonjëset e një fasonerie në Durrës.

Mesa duket, punonjësit e fasonerisë nuk janë lënë jashtë vëmendjes së kreut të Partisë Demokratike.

 “Sa i përket situatës së tërmetit, për qytetet kemi ngritur një grup të jashtëzakonshëm arkitektësh,  për të nisur procesin e ndërtimit që ka mbetur peng i korrupsionit. Ndërkohë sa i përket arsimit, Basha tha se arsimi profesional do të jetë prioritet dhe se do të jetë një nga mekanizmat që do të rindezë motorin”, u shpreh ai.

Gjatë këtij takimi Basha tha se qeveria aktuale në këto 8 vite nuk ka mbështetur punonjësit e fasonerive, ndërsa shtoi se qëllimi i programit të Partisë Demokratike është të devijojë paratë tek një politikë ekonomike dhe të çmontojë skemën e ndërtuar nga Rama që sipas tij i çon paratë tek oligarkët.

“Plani ynë ekonomik do të çmontojë skemën e ndërtuar nga ky kryeministër dhe do të devijojë paratë tek një politikë ekonomike që ka për qëllimin krijimin, sigurimin e vendeve të punës dhe rritjes së pagave”, tha Basha.