Banorët e Astirit: Vemjet e Rilindjes të mos vijnë për të vota, Veliaj mos hajde të shkelësh mbi plagët që ke bo

Banorët e Astirit kanë dalë në një protestë ditën e sotme kundër Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Duke folur për mediat, një banor tepër i revoltuar paralajmëroi Ramën dhe Veliajn se pas 25 prillit do të shkojnë prapa hekurave.

Ata thonë se qeveria nuk shkoi një herë të vetme për të dëgjuar banorët e Astirit, ndërkohë tani tentojnë të shkojnë për të kërkuar vota.

Banorët e zonës paralajmërojnë kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të mos shkojë në zonë për të kërkuar votën për veten dhe PS-në.

“Erion Veliaj o kriminel. Nuk erdhe një ditë për t’i dëgjuar këta banorë. Nuk erdhe një ditë të vetme. As ti as Edi Rama nuk do të shkelni më këtu jo për të marrë vota por as për t’iua pa sytë. Ju do iu shohim prapa hekurave. Pas datës 25 prill do iu shohim prapa hekurave.

Sot të gjithë banorët janë në rrugë të madhe. Ju prishën banesat, ju prishën bizneset. Të ma thotë vemja e bashkisë Erion Velija, një banor që ka strehu Erion Velija. Si vijnë këtu të kërkojnë vota? Kaq plehra janë kto. Fjalën turp nuk e dinë çfarë është. Te lagja jonë, te varret që kanë bërë për së gjalli nuk do shkelin.

Fara e keqe e Edi Ramës do shporret, jo të vijën këtu të bëjnë fushatë. Erion Veliaj nuk është i mirëpritur te banorët e Unazës së Re. Qindra zgjidhje kanë pas. Përdorën dhunën. Pse nuk e mbarojnë rrugën. 45 milionë euro me 2 km rrugë . Kjo është qeveria që kemi sot.

I bëj thirrje çdo shqiptari mendoni se do iu vijë radha dhe ju. Mendoni mirë kur të shkoni para votës. Votoni atë forcë politike që ka të ardhme. Jo këto vemje të Rilindjes.

Mos hajde të shkelësh mbi plagët që ke bo. Zgjedhim vetë ne kë do votojmë. Kishim informacion do vinte në Unazë të Re. Kujt banorëve do i kërkojë vota ai. Na tha neve shpellarë? Çfarë vote do kërkojë ai? Ne do i japim votën që drejtësia të shkojë prapa hekurave së bashku me Edi Ramën”, deklaroi banori i Astirit.