Mbi 4 mijë të infektuar/ Konfirmohen 93 viktima nga Covid-19 në Greqi

Në Greqi janë shënuar 4033 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve është 301103, nga të cilat 51.3% janë burra.

Gjithashtu 93 është numri i pacientëve që ndërruan jetë në spitalet Covid në Greqi për 24 orët e fundit.