VIDEO/ Plagosja e policëve, arrestohen në Spitalin e Traumës të afërmit e autorit

Policia e Tiranës ka arrestuar në Spitalin e Traumës dy të afërm të Nikoll Vorfit, autorit të plagosjes së dy policëve mesditën e sotme në qendër të Mamurrasit

Dy të afërmit janë ndaluar teksa gjendeshin në Spitalin e Traumës ku ndodhen edhe autori, ndërsa dy policët ndodhen në një spital privat për kurim.

Nuk ka ende informacion lidhur mbi shoqërimin e tyre dhe lidhjen e tyre me ngjarjen.

Deri më tani, policia ka shoqëruar në komisariat 7 persona në lidhje me këtë konflikt që ndodhi në Mamurras ditën e sotme.

Ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim respektivisht, Gjon Fufi 40 vjeç dhe Ndue Zefi, 28 vjeç.