Vlashenti tregon çfarë e acaron më shumë tek Dojna

Pasi bënë publike lidhjen e tyre, Vlashen Sata dhe Dojna Mema janë kthyer në një nga çiftet më të përfolura.

Ato janë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale ku ndajnë herë pas here momente nga përditshmëria.

Së fundmi, Dojna ka ndarë një video me ndjekësit ku ka zbuluar se çfarë e acaron më shumë Vlashentin tek ajo.

Në video Vlashenti shfaqet duke numëruar sendet që ajo harron ndërsa Dojna tregon: “Sapo humba çantën në ashensor, por komshinjtë janë njerëz me zemër të madhe dhe ma sollën në shtëpi”.

Ndërkohë Vlashenti i thotë se mendon ta lërë kur ajo humb gjërat, por çfarë e bën të ndryshojë mendje është fakti se Dojna i gjen sërish gjërat.

Dojna: Zemër çfarë bën ti kur unë humbas gjithë këto gjëra?

Vlashenti: Mendoj të të lë.

Dojna: Po pse s'më lë?

Vlashenti: I gjen ti dhe them me vete hajt mo.