Itali/ Shefi i policisë përdor shqiptarin për ti vendosur drogë në makinë shefes, ja cila është aryesja

Një shef policie është arrestuar këtë të martë në Itali, pasi tentoi të vendoste kokainë në makinën e komandantes së tij pasi kjo e fundit nuk i dha rritjen në detyrë.

Salvatore Furci, aktualisht shef policie në një komisariat lokal në Trezzano sul Naviglio pranë Milanos, kishte fituar në një konkurs të drejtën për t’u emëruar shef trafiku në një qytezë tjetër pranë Milanos, në Corbetta.

Por ai nuk e kaloi periudhën e provës, edhe kjo ndodhi falë vlerësimeve negative nga oficerja e tij komanduese, Lia Vismara.
Si hakmarrje ai i dha detyrë bashkëpunëtorit të tij shqiptar që të vendoste disa doza kokaine në makinën e saj, tha policia të martën.

Shqiptari Mariglen Memushi u vu gjithashtu në pranga.