Ofendoi gjyqtarin/ Disiplina merr këtë vendim për Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç u ndëshkua me kartonin e kuq në duelin kundër Parmës pasi ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

Ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës në Itali ka lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Mareska, duke e pezulluar Ibrën për një ndeshje dhe 5 mijë euro gjobë me arsye se ka mbajtur një kritikë mosrespektuese ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Kështu suedezi humbet ndeshjen ndaj Genoas në kampionat, e planifikuar për tu luajtur ditën e diel.