Kosovari dënohet për syfyrin, byreku 'i shkon' 200 euro

Kosovë - Një qytetar nga Anamorava, respektivisht nga Komuna e Vitisë u denua për shkak të shkeljes së masave anti-covid, raporton Indeksonline.

Ai doli për të blerë një byrek për syfyr por u dënua me 200 euro nga Policia e Kosovës.

Tashmë dihet që ora policore është vendosur nga ora 22:00 e deri në orën 05:00 të mëngjesit.