Moenchengladbach zyrtarizon trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm

Borussia Moenchengladbach ka zbuluar emrin e trajnerit që do të drejtojë këtë skuadër gjatë sezonit të ardhshëm.

Bëhet fjalë për Adolf Hutter, teknikun aktual të Eintrachtit të Frankfurtit, që do të marrë vendin e Marco Rose, i cili në verë do të jetë zyrtarisht trajneri i Borussias së Dortmundit.

Një ditë më parë edhe Kolni emëroi Friedhelm Funkel trajner të skuadrës për gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit në Bundesliga pasi shkarkoi Markus Gisdol. Ky vendim i drejtuesve erdhi pas rrezikut të shtuar për rënien nga kategoria.