Dy fytyrat e Ramës me besimtarët myslimanë: Për vota heq këpucët, në pushtet 'i shkel me këmbë'

Kryeministri Edi Rama nuk kishte si të mos e shfrytëzonte për ca vota më shumë, nisjen e muajit të Ramazanit.

Këtë të martë ai ka vizituar xhaminë e restauruar të Et’hem Beut, në qendër të kryeqytetit, ku është sjellë si një “qengj” në foltoren e rëndësishme të besimtarëve myslimanë të kryeqytetit dhe hoqi edhe këpucët, përpara se të hynte brenda. Gjest ky i shoqëruar nga vështrimi gjithë frikë, i ministres së Kulturës Elva Margariti.

Më herët Rama kishte shkruar në FB për xhaminë e famshme se: “Ky xhevahir i Trashëgimisë sonë Kulturore është kthyer në krejt shkëlqimin e vet”.

Por kurrë nuk ka thënë asnjë fjalë e nuk ka bërë asnjë koment për përbindëshat prej betoni që me lejen e tij e të Erion Velisë kanë marrë frymën dhe rrezikojnë edhe vetë ekzistencën e “xhevahirit” të besimtarëve myslimanë në qendër të Tiranës.

Edi Rama në këtë fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili përkon me kulmin e fushatës elektorale, hoqi kokulur këpucët për tu futur në xhaminë e Et’hem Beut, por kujtojmë se vite më parë, kur ishte kryetar i Bashkisë, në të njëjtin vend i shkelte me këmbë ritet fetare të besimtarëve myslimanë.